Hungarissimo sjell shkëlqimin e Hungarisë në Tiranë

Hungarissimo sjell shkëlqimin e Hungarisë në Tiranë

4iG, investitori hungarez i ALBtelecom dhe ONE mbështet Hungarissimo, i cili sjell Javën e Kulturës Hungareze, me një sërë eventesh unike

Java e Kulturës Hungareze vjen në disa qytete të Shqipërisë, gjatë datave 2-6 nëntor.

Aktivitetet që nisin më 2 nëntor, me hapjen e ekspozitës së dy artistëve hungarezë përgjatë zonës së Pedonales, do të shoqërohen me një sërë ngjarjesh kulturore për publikun e gjerë.

Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN) 2022 është një nismë e Ministrisë së Kulturës, e  mbështetur nga Bashkia e Tiranës dhe Tirana Youth Capital, e cila sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e 18 vendeve të botës, ndër të tjera edhe Hungarisë.

Festivali Hungarissimo mbështetet nga Grupi 4iG, i cili është investitori më i madh hungarez në Shqipëri, pas blerjes së ONE Telecommunications dhe ALBtelecom.

Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur sot në Muzeun Historik Kombëtar, z. Robert Budafoki, Zëvendëspresident i 4iG International, në Tiranë, duke u uruar suksese të gjithë artistëve të festivalit, ndër të tjera shtoi:

“Ne kemi kënaqësinë të mbështesim Festivalin Hungarissimo, i cili do të ndihmojë në promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis dy vendeve tona, përmes aktiviteteve të larmishme dhe interesante. Misioni i Hungarissimo është mjaft i ngjashëm me misionin tonë në Shqipëri. Të dy po promovojmë lidhjet midis investimeve dhe ekspertizës hungareze, me burimet e jashtëzakonshme shqiptare. Qëllimi ynë përfundimtar mbetet të ofrojmë shërbimet më të mira për qytetarët shqiptarë dhe mbi të gjitha të promovojmë inovacionin digjital në Shqipëri.”

Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, znj. Meri Kumbe theksoi se:

Javët Kulturore Ndërkombëtare, një nismë e Qeverisë shqiptare dhe e Ministrisë së Kulturës, vjen pikërisht për të celebruar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe rast 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Hungarinë. Synimi ynë është ta kthejmë Shqipërinë në një skenë të hapur ndërkombëtare, ku secili shtet mund të prezantojë ngjyrat e larmishme të kulturës së shtetit të tij, por ndërkohë të krijojmë mënyra komunikimi për komunitetin e artistëve dhe jo vetëm.”

  1. Adam Lovassy, Zëvendësambasador i Ambasadës Hungareze në Tiranë vlerësoi nismën e Ministrisë së Kulturës dhe bashkëpunimin e dy shteteve, të cilat këtë vit festojnë 100 vjetorin e miqësisë.

Përveç Tiranës, Fieri do të jetë një tjetër qytet ku do të prezantohet një program i përzgjedhur artistik, ndërsa nata e 5 nëntorit do t’i kushtohet tingujve të muzikës dhe shijimit të artit dhe kuzhinës tradicionale hungareze.

Kjo seri eventesh do të kulmojë me natën Grand Gala, kushtuar muzikës orkestrale klasike, në teatrin e Korçës, me pjesëmarrjen e shumë artistëve shqiptarë dhe të huaj që performojnë në vende të ndryshme të botës.

Hungarissimo është kthyer tashmë në një festival tradicional, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e përvitshme e njohjes dhe shkëmbimit të traditave, artit, kulturës dhe kuzhinës hungareze.

No Comments

Post A Comment

19 − 6 =

This site is registered on wpml.org as a development site.