Çelet “Java e Kulturës Hungareze në Shqipëri”, ambasadori Adam Lovassy: Një event unik

Çelet “Java e Kulturës Hungareze në Shqipëri”, ambasadori Adam Lovassy: Një event unik

Çelet “Java e Kulturës Hungareze në Shqipëri” një nismë e Ministrisë së Kulturës dhe e Bashkisë Tiranë, e cila vjen me nje program të pasur artistik dhe kulturor. Zv.Ambasadori hungarez, Adam Lovassy u shpreh se ndihej i lumtur që merrte pjesë në një event kaq unik, me një program të larmishëm për publikun shqiptar.

“Një event unik falë bashkëpunimit të ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Tiranë, por edhe kontributit të sponsorave, të cilët po sjellin artistë të mirë dhe programe të veçanta për publikun”, tha ai. Festivali Hungarissimo mbështetet nga Grupi 4iG, i cili është investitori më i madh hungarez në

Shqipëri, pas blerjes së ONE Telecommunications dhe ALBtelecom.

“Kam nderin të hap këtë javë kulturore kaq unike me programe shumë të bukura që vijnë për herë të parë në Shqipëri si: ekspozita e fotografive e përpunuar me anë të inteligjencës artificiale.”, tha Almira Emiri, “Organizatore e Hungarissimo.

“Unë përfaqësoj këtu kompaninë 4iG, një prej investitorëve më të mëdhenj në Shqipëri që ka blerë ALBtelecom dhe One dhe po kontribuojmë në transformimin e vendit në epokën e re digjitale. Jemi shumë të kënaqur që po mbështesim festivalin ‘Hungarissimo’, që ndihmon në vendosjen e lidhjeve mes dy vendeve tona. Misioni i Hungarissimo është mjaft i ngjashëm me misionin tonë në Shqipëri. Të dy po promovojmë lidhjet midis investimeve dhe ekspertizës hungareze me burimet e jashtëzakonshme shqiptare.”, tha Robert Budafoki, zv.President i 4iG International.

Kjo seri eventesh do të kulmojë me natën Grand Gala, me 6 nëntor, në teatrin e Korçës, me pjesëmarrjen e shumë artistëve shqiptarë dhe të huaj.

No Comments

Post A Comment

twelve + four =

This site is registered on wpml.org as a development site.