Konferencë Kodály me Nóra Keresztes DLA

Festival Academy ka privilegjin të jetë e para platformë që sjell metodën Kodály në Shqipëri, duke shënuar dhe një stad të ri në përpjekjen për të promovuar edukimin artistik në vend dhe përcjellë disa prej praktikave dhe filozofive edukative më të rëndësishme në Europë dhe në botë.

Profesore Nóra Keresztes DLA do të sjellë në praktikë metodën Kodály për talentet e reja shqiptare. Një nga njohëset më të mira dhe të kualifikuara të konceptit Kodály, profesore Keresztes do të sjellë për të rinjtë një eksperiencë të paharrueshme pedagogjike.

 

Profesore Keresztes është aktualisht pedagoge te Insituti Kodály i Akademisë së Muzikës Liszt në Kecskemét. Si pedagoge e muzikës dhe konduktore, ajo ka punuar gjerësisht në skenën ndërkombëtare, duke përfshirë punëtori, masterklasa dhe seminare në Azerbajxhan, Danimarkë, Estoni, Finalndë, Hong Kong, Itali, Japoni, Lituani dhe Vjetnam.

 

Prej vitit 2016 e në vazhdim, ajo ka qënë e angazhuar te Departamenti i Teorisë së Muzikës në Akademinë e Muzikës Liszt në Budapest. Më herët, nga viti 2002 deri në 2018, ajo jepte mësim te Fakulteti i Muzikës dhe Arteve Vizuale në Universitetin e Pécs. Ndërmjet viteve 2010-2018, Nóra punoi te Fakulteti i Trajnimit të Mësuesve në Universitetin e Pécs, ku ishte përgjegjese për përgatitjen dhe trajnimin e mësuesve të para-shkollorëve dhe të shkollave fillore.

 

Pas dekadave të tëra si këngëtare në kore të shumtë (Kordi Madrigal i Szekszárd, Kori i Muzikës së Dhomës për Femra ”Puellae” te University i Pécs, Kori Palestrina i Katedrales së Pécs), ajo punon aktualisht si drejtore artistike dhe konduktore te kori i muzikës së dhomës Cappella Quinqueecclesiensis në Pécs dhe te Kori i Festivalit Filarmonik Pannon. Njëkohësisht, ajo është anëtare e Shoqërisë Hungareze Kodály dhe e Shoqatës së Koreve dhe Orkestrave.

This site is registered on wpml.org as a development site.